Samsung shfaq për herë të parë Galaxy S6 në një video
Samsung ka publikuar një video të re, e cila na jep pamjen e parë zyrtare të pajisjes së ardhshme të kompanisë, Galaxy S6. Videoja e mëposhtme është postuar në llogarinë zyrtare të Samsung-ut në Twitter.
Videoja shfaq një profil shumë të hollë të pajisjes, ndërsa një zë në sfond thotë: “Jam ngazëllyer nga gjërat e bukura që më rrethojnë, ato më bëjnë ky që jam. Unë jam Galaxy tjetër.”
Ka pasur raporte të ndryshme në lidhje me pajisjen e ardhshme të Samsung-ut, ku disa spekulojnë se pajisja do të ketë një trup prej metali me ekran 5.5 inç. Janë shfaqur informacione edhe për variantin Edge të telefonit, por që nuk janë konfirmuar akoma.
Ka pasur gjithashtu informacione të pakonfirmuara që sugjerojnë se Samsung Galaxy S6 do të ketë të instaluara disa aplikacione të Microsoft-it dhe një abonim falas tek platforma Office 365. Videoja e mësipërme tregon shumë pak për pajisjen e re, megjithatë po tërheqë shumë vëmendje

0 comments:
Post a Comment