Të dashur administratorë shqiptar. Ju jeni lidhja kryesore ndërmjet institucioneve qeveritare dhe halleve të shqiptarëve,. Ju në vazhdimësi jeni të diskriminuar nga pushtetarët maqedonas, dhe të haruar nga pushtetarët shqiptar. Ne e dijmë që 18 vite nga BDI-ja , jeni të detyruar që gjatë fushatava zgjrdhore të merrni pjesë në tubimet e tyre, si dhe të dërgoni lista me 15 apo 20 të afërm tuaj që do të duhet të votojnë BDI-në. Kjo dhumë dhe ky presion ndaj jush duhet të përfundoj, ngase ju nuk i keni borxh asnjê patie politike, por ju i keni borxh vetëm shqiptarëve, sepse ata si taksapagues, sigurojnë buxhet për rrogat tuaja. Ju jeni të lirë që në ditën e votimit të votoni kë të doni, ndërsa unë ju prentoj që ky presion ndaj jush do të përfundoj me ardhjen në qeveri të koalicionit AAA ASH, ngase kë e kemi obligim moral dhe kombëtar. Pyetni kolegët tuaj në ministrinë e Kulturës, si arritën ata të avancohen nga ministrat e Alternativa-s, pa asnjë kërkesë partiake. Të nderuar administratorë... Dhuna dhe presioni partiak ndaj jush dhe familjarëve tuaj do të përfundoj më 15. Korrik, ditën kur BDI-ja do të shkoj në opozitë, ndërsa në qeveri do të vijnë njerëz të ndershëm nga koalicioni AAA ASH, të cilët punën tuaj do ta vlerësojnë në baza profesionale e jo në baza partiake. TASH ËSHTË KOHA PËR NDRYSHIM.
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)

0 comments:
Post a Comment