Home columns1

Mirditë, përdhunohet 13 vjeçarja, familjarët denoncojnë fqinjin


Në fshatin Prosek të Mirditës familjarët kanë denoncuar abuzimin seksual të vajzës së tyre, 13 vjeçare, nxënëse e klasës së 9-të në fshatin Prosek të Mirditës është përdhunuar.
Sipas familjarëve, personi i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën është një 43 vjeçar, i cili kishte vajzën e vet shoqe në një klasë me të abuzuarën.
Ai është shpallur në kërkim menjëherë pas denoncimit.
Ndërkohë mësohet se ekspertiza mjeko ligjore ka vërtetuar se me vajzën është kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Drejtori i Arsimit ka bërë të ditur se e mitura po trajtohet me një psikologe pasi ngjarja ka shkaktuar një tronditje të rëndë  psikologjike.

SHARE ON:

    Blogger Comment

0 comments:

Post a Comment

loading...