Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 10 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, një fëmijë i moshës 2 vjeçare ka rrënë nga balkoni i katit të dytë të ndërtesës.
Sipas rëfimit të familjarëve, fëmija ka qëndruar në balkonin e ndërtesës hypur në një ulëse dhe duke luajtur ka rënë poshtë në rrugë.
Kalimtarët e rastit menjëherë i janë afruar vogëlushit për ti dhënë ndihmën e parë dhe kanë dërguar në spitalin e Tetovës.
Drejtori i spitalit Florin Besimi, thotë se bëhet fjjalë për një fëmij 2 vite e tre muaj i cili ka marrë lëndime nga rrënia, por është jashtë rezikut për jetën. Sipas drejtorit, Florin Besimi, fëmija ka mërrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve.
Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski tha se shërbimet policore, kanë qenë në vendin e ngajrjes dhe konfirmojnë këtë ngjarje që ka ndodhur rreth orës 10 mëngjeisn e sotëm.

0 comments:
Post a Comment