Home columns1

Wenger: Përsëri do të paguaja 50 milion për Ozilin


Mesut Ozil po vazhdon të kritikohet për paraqitjet e dobët te Arsenali. Por, Arsen Wenger i ka dal në mbrojtje reprezentuesit gjerman. Ai ka thënë se sërish do të paguante 50 milion euro për të.

Arsen Wenger i ka dal në mbrojtje Mesut Ozilit, i cili po kritikohet me të madhe pas paraqitjeve të dobëta me Arsenalin. Strategu francez ka thënë se sërish do të paguante 50 milion euro për të.
Ozil u transferua në Emirates verën e kaluar nga Arsenali për 50 milion euro, por deri më tani ka dështuar ta shfaq potencialin te skuadra londineze.
"Unë do të paguajë përsëri ato të holla. Sigurisht. Ju presin që ekipi të luajë mirë dhe të mos e vënë përgjegjësinë mbi çdo lojtar, port të jetë një magjistar që nuk ekziston më në lojë moderne," tha Wenger.
Strategu francez ka thënë se nuk duhet të kërkohet përgjegjësi ekstra për reprezentuesin gjerman edhe veç pse ka kushtuar 50 milion euro. Ai ka thënë se përgjegjësia është e njëjtë me një futbollistë që mund të kushtoj 1 milion euro.

SHARE ON:

    Blogger Comment

0 comments:

Post a Comment

loading...