Home columns1

Cila është Makina e Vitit për Femrat nga Mercedes? [VIDEO]


Çdo vit mblidhen gazetare femra nga e gjithë bota për të caktuar “Makinën e Vitit për Femrat”. Këtë vit, 15 gazetare vlerësuan Mercedes-in me modelin S-Class si “Makinën e Vitit për Femrat”.
Ato duhet të votonin duke u bazuar në 10 kritere të ndryshme, si: stili, dizajni, funksioni, kualiteti i drejtimit, hapësirës së mjaftueshme për bagazhe, rehatia, cilësia e lartë e materialeve të futura në makinë, pamja e jashtme, siguria, çmimi. Mercedes-Benz S-Class kryesoi listën, pasuar nga Audi A8 dhe makina e shumë pëlqyer, Tesla Model S.
Përveç makinës më luksoze të vitit, në këtë event janë përzgjedhur edhe modelet më të mira në gjashtë kategori të tjera. Për “Makinën më të Mirë Familjare” është shpallur Audi A3 Sedan, ndërsa çmimi i “Makinës më të Mirë Sportive” i ka shkuar Audi S3.

SHARE ON:

    Blogger Comment

0 comments:

Post a Comment

loading...