Home columns1

Kaos në Zvicër: Huliganët përleshen me policinë në Cyrih (FOTO/VIDEO)


Mbi dhjetëra huliganë të maskuar u përleshën me policinë në qendër të Cyrihut, duke shkatërruar makina, pemë dhe kosha mbeturinash, tha sot policia  zvicerane.
Sipas agjencisë AFP, policia përdori plumba gome, gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë një grup prej rreth 200 njerëz, shumica e tyre me maska, ishin të armatosur me shufra metalike dhe hodhën gurë ndaj oficerëve të policisë.
Trazirat mbrëmë vonë, pas të cilave, sipas policisë, qëndrojnë e majta radikale, kanë shkaktuar dëme materiale e cila është  vlerësuar në disa qindra mijëra euro, transmeton lajme24.org
Grupi që u mblodh mbrëmë rreth orës 22, hodhën gurë ndaj policisë, i kanë vënë zjarrin një automjeti të policisë dhe kanë vjedhur pajisje policore, para ardhjes së përforcimeve, thuhet në një deklaratë të policisë lokale.
Huliganët dogjën pemët, një makinë dhe kazanët e plehrave, thyen dritaret e dyqaneve si dhe dritaren e një restoranti të mbushur me njerëz, të cilët të tmerruar ikën në bodrumin e prapme të këtij objekti.
Policia arriti në mesnatës për të rivendosur rendin. Katër burra prej të cilëve dy ishin zviceranë, si dhe qytetarë të Britanisë dhe Lihtenshtajnit janë arrestuar si të dyshuar për pjesëmarrje në trazirat.
Cyrihut, qyteti më i madh në Zvicër, një nga qendrat kryesore financiare e cila pret gjigant shumta bankare dhe një nga qytetet më të pasura evropiane.














SHARE ON:

    Blogger Comment

0 comments:

Post a Comment

loading...