Cristiano Ronaldo është futbollisti me më shumë het trika në La Liga. Superylli i Real Madridit me het trikun e realizuar ndaj Celta Vigos ka arritur në shifrën e 23 het trikeve, dy më shumë se Lionel Messi.
Por Messi mund të mburret me tre golëshat e tij sepse ka arritur 17 het trika pa penallti.
Ronaldo në anën tjetër ka arritur vetëm 9 het trike pa penallti, ndërsa në 14 tre golëshat e tjera ka patur një ose dy penallti.

0 comments:
Post a Comment