Home columns1

Samsung Galaxy Ace 2 shpërthen në dhomën e një studenteje [VIDEO]


Kemi dëgjuar shumë histori të shpërthimit të baterive të telefonave. Edhe Samsung është përballur së fundmi me këtë problem, duke iu bashkuar kompanive të tjera, telefonat e të cilave kanë marrë flakë ose kanë shpërthyer në xhepat e përdoruesve.

Hope Casserly, studente në vit të katër për shkencat kompjuterike në Universitetin Guelph në Kanada, kishte qenë duke fjetur, kur kishte dëgjuar një shpërthim dhe kishte parë që dhoma e saj po merrte flakë. Kishte qenë telefoni i saj Samsung Galaxy Ace 2 që kishte shkaktuar këtë shpërthim.
Për shkak të shpërthimit, bateria e telefonit kishte marrë flakë duke shkaktuar edhe djegie të mobilieve të dhomës së konviktit. Casserly kishte vetëm një vit që e kishte blerë telefonin, dhe sipas saj, telefoni nuk ka qenë në karikim në kohën kur ka shpërthyer.
Samsung i ka dhuruar vajzës një telefon të ri, megjithatë kompania pretendon se Casserly ka përdorur një bateri të paautorizuar, prandaj ka ndodhur dhe ky shpërthim. Ndërsa Casserly shprehet se asnjëherë nuk e ka ndërruar baterinë, kështu nuk e dimë se kush po tregon të vërtetën.

SHARE ON:

    Blogger Comment

0 comments:

Post a Comment

loading...